Report TV - Fier, Rama: Për të mbajtur vendin e punës paraqisni faturën e ujit

Report TV 2018-05-10

Views 0

Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Fier një takim me drejtues të Ndërmarrjes së Ujësjellësit në këtë qytet për të diskutuar mbi reformën e ujit.
"Është shumë e rëndësishme, që të kemi më shumë komunikim në këtë muaj, pasi siç e kemi bërë të qartë në 1 shkurt përfundon ?koha e paqes? në kuptimin e mundësisë për çdo konsumator që përfiton nga lidhjet e paligjshme për t?u legalizuar falas dhe pa pasur më asnjë detyrim për ujësjellësit. Dhe fillon një proces ku pastaj çdo lidhje e paligjshme do të ndëshkohet sipas ligjit.

Është shumë e rëndësishme që t?iu bëhet e qartë të gjithë punonjësve të shtetit, të gjithë atyre që paguhen nga taksat e popullit ,qoftë edhe në nivelin qendror, qoftë edhe në nivelin vendor duhet të paraqesin faturën. Të njëjtën gjë do të bëjmë edhe me bizneset, por kryesorja në këtë rast është që bizneseve t?u bëhet e qartë që nuk do të falen dhe do të kenë sanksione shumë të renda për vjedhjen e ujit.

Share This Video


Download

  
Report form