Gazetarja dhe spikerja e ?News24? Nisida Tufa ishte sot e ftuar në emisionin ?Rudina?, në Tv Klan.
Tufa rrëfeu pasionin e saj për gazetarinë, ndërkohë që tha se që në gjimnaz ajo shkruante dhe ka patur kornizën e saj tek ?Gazeta Shqiptare? ku më vonë u bë edhe pjesë e stafit.
?Të mos tërheqë vëmendje në imazh, të ketë një imazh që të mos ndryshojë shpesh. Të jesh i ftohtë në mënyrën se si e përcjell lajmin por njëkohësisht edhe i dashur për publikun. Një kriter tjetër dhe më i rëndësishmi është është edhe saktësia me të cilën përcjell lajmin?, tha Tufa.