Ora News - Rikthehen kontrollet intensive për ligjin antiduhan, gjobiten 39 subjekte

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

"Me urdhër të ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, janë intensifikuar kontrollet për zbatimin e ligjit antiduhan nga subjekte si bare dhe restorante. Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror ka vendosur 39 gjoba brenda pak ditëve në masën 300 mijë lekë nga 2500 subjekte të kontrolluara.

Janë rikthyer kontrollet intensive në subjekte për zbatimin e ligjit antiduhan nga Inspektorati Shëndetësor Shtetëror. Ishte paraljmërim i ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastiliu për instesifikimin e këtyre kontrolleve për shkak se janë konstatuar shkelje nga një sërë subjektesh duke lejuar konsumimin e duhanit në ambientet e mbyllura.

Ora News ndoqi një nga kontrollet rutinë të inspektorëve pranë sheshit "Shtraus" në zonën e Xhamllikut.

Ky është vetëm një 2500 baret e kontrolluara dhe Kryeinspektori Eltar Deda u dha paralajmërim të gjithë bareve dhe restoranteve që të bëjnë kujdes, pasi një subjektet mund të gjobiten edhe dy herë brenda ditës.

Deda: Ne jemi në terren, të gjitha trupat inspektuese të Inspektoriatit Shtetëror SHëndetësor janë duke monitoruar këto ligje. Deri tani kemi kryer 2539 inspektime dhe kemi marrë 39 masa administrative gjhë që tregon se jemi në krye të detyrës për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rikthehen-kontrollet-intensive-ligjin-antiduhan-gjobiten-39-subjekte

Share This Video


Download

  
Report form