Xhafaj: Vetting-u ne polici do te largoje individe te fuqishëm

RTV KLAN 2018-05-10

Views 0

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj u prezantoi draftin e Vetting-ut në radhët e Policisë së Shtetit, ambasadorëve të vendeve të Bashkimit Europian. Ministri paralajmëroi se ky proces do të largojë prej saj individë të pushtetshëm në radhët e policisë.

"Nuk besoj se është e lehtë dhe ju që e njihni sadopak realitetin, edhe në vendin tonë, edhe në rajonin tonë, në ndërmarrje të kësaj natyre, ku do të duhet të japësh verdiktin për të larguar nga radhët e Policisë së Shtetit, individë që deri më sot mund të jenë konsideruar edhe shumë të fuqishëm brenda kësaj organizate".

Xhafaj thotë se Vetting-u do të largojë nga radhët e policisë personat me probleme me integritetin.

"Siç ka plot burra dhe gra, vajza dhe djem të ndershëm, profesionistë, ka edhe jo pak nga ata që kanë probleme me integritetin, me kushtet e integritetit për të qenë pjesëtarë të kësaj Agjencie me profesionalizëm, gjë që pa dyshim ka pasoja të drejtpërdrejta në efiçiencën e punës së Policisë së Shtetit".

Në takim, ambasadorët u informuan për mënyrën e funksionimit të Vetting-ut. Diplomatët shprehën mbështetje dhe vlerësim për punën e kryer ndërsa kërkuan rezultate të shpejta në këtë drejtim.

Share This Video


Download

  
Report form