Ora News - Gina: E vërteta e përplasjes së Prokurorisë Elbasan me policinë, humbja e dosjeve sajesë

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Teksa Arta Marku i ka kërkuar sot largimin nga drejtimi i prokurorisë së Elbasanit, Dritan Gina thotë se vendimi vjen pas një kërkesë ndihmë drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme lidhur me hetimin e një çështje.

Gina: Problematika të tjera kemi konstatuar edhe në ngjarje që janë në hetim. Rasti më i fundit është rasti i ngjarjes që ka ndodhur tek hotel Universi, ku unë kam kërkuar ndihmë nga Prokuroria e Përgjithshme, nga shefi i IT të kësaj prokurorie për të kryer veprime pranë serverave të bashkisë pasi ka dyshime se persona të paautorizuar mund të kenë akses në këtë server.Ky komandim vjen menjëherë pas një kërkesë për ndihmë që unë kam bërë në Prokurorinë e Përgjithshme.

Prokurori Gina foli për herë të parë për përplasjen me policinë e shtetit. Ai tha se ndaj prokurorisë së Elbasanit dhe drejtuesit të saj ka nisur një fushatë denigruese që prej verës së vitit të kaluar.

Gina: Kërkuam ndihmën për veprime operacionale në terren, ndihma nuk erdhi asnjëherë me pretendimin se punonjësit e policisë ishin në plazh, me pushime. Hetimi dështoi.Për fat të keq hetimi dështoi. Kjo histori nuk përfundoi këtu, nga ana e zyrtarë të ndryshëm, kryesisht të Ministrsië së Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë së Shtetit ka nisuur një fushatë kundërshtuese ndaj Prokurorisë së Elbasanit, përfshirë drejtuesin e saj. Në këtë vazhdë duke shfrytëzuar në mënyrën më të keqe një prokurore të prokurorisë së Elbasanit, naivitetin e saj, u sajua një kallëzim i pababazë për humbje të dosjes, gjë e cila është terësisht e pavërtetë. U shërbeu organizatorëve dhe nxitësve me pushtet politik për të denigruar Prokurorinë e Elbasanit. Situata precipitoi deri në atë pikë sa që ca punonjës të policisë ushtruan kontroll nnë zyrat e prokurorisë së Elkbasanit me qëllim për të justifikuar procesin denigrues. Në atë kohë për të mos krijuar incidente ndërinstitucionale u lejuan veprime antiligjore të policisë. Ju garantoj se situata të tilla nuk do të tolerohen më në të ardhmen, policia nuk do të ushtrojë presion me prezencën e saj në zyrat e prokurorisë së shtetit.

Ai tha se humbja e dosjeve të prokurores ishte sajesë.

Gina: Përballë asaj fushate denigruese që u bë zgjodha heshtjen. Shfrytëzuan naivitetin, për të mos thënë injorancën e saj profesinale për të organizuar një kallzim sajesë. Ju siguroj që të tre dosjet janë në hetim nga prokuroria e Elbasanit, madje njëra e tyre sapo është dërguar për gjykim.

Zoti Gina nga ana tjetër adresoi kritika nga kryeprokurores Arta Marku, duke deklaruar se po bën lëvizje të prokurorëve nën ndikimin e Ministrit të Brendshëm.

Nga ana tjetër ai renditi problematikat me të cilat përballen prokurorët në hetime, duke deklaruar se nuk kanë akses në dogana dhe as tatime.

Gina: Me keqardhje jam këtu, Prokurori i Përgjithshëm nuk ka bërë një analizë me prokurorët e rretheve ku qëndrojnë problematikat e prokurorisë. Unë si prokuror nëse dua të di ku janë problematikat e prokurorisë do të konsultohem ...

Share This Video


Download

  
Report form