Bashkëshorti i Gashit: Nuk iki nga kreu i prokurorisë së Elbasanit, vendimi i Markut i paligjshëm

Report TV 2018-05-10

Views 0

Drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit Dritan Gina njëkohësisht dhe bashkëshorti i prokurores Rovena Gashi, e cila paditi sot kryeprokuroren Arta Marku, refuzon largimin nga detyra pas vendimit të kryeprokurores Arta Marku e cila e shkarkoi. Në një prononcim për mediat nga prokuroria e Elbasanit, ai e ka cilësuar si të paligjshëm urdhrin, ndërsa refuzon që të largohet. Për vendimin e largimit nga detyra ai thotë se ka pasur ndikim politik, ndërsa ka sjellë në vëmendje takimin e Markut me ministrin Xhafaj.
Dritan Gina ka paralajmëruar se pas njohjes me vendimin do të ketë një kallëzim penal ndaj kryeprokurores Arta Marku, që sipas tij po bën qoka politike me largimin nga detyra. ?Unë nuk jam i komanduar. Unë jam i caktuar i përkohshëm dhe për këto persona, Marku nuk ka asnjë tagër për lëvizjen nga detyra. Vendimi mund të ndryshohet vetëm nga Këshilli i Prokurorisë, i cili ende nuk është mbledhur. Vendimi i kryeprokurores është i paligjshëm. Lëvizja është e nxitur nga qarqe të caktuara politike.

Share This Video


Download

  
Report form