Pak pas mesnatës të së dielës, Bashkia e Gjirokastrës ka vendosur të largojë përkohësisht familjet që jetojnë në pallatin që rrezikon të shembet.
Ata do të strehohen në konvikt deri në një urdhër të dytë. Por disa nga ata nuk pranojnë të lënë shtëpitë, edhe pse kanë frikë se pallati rrezikon të shembet.
"Do të qëndroj këtu, po qe se do shembet të më zejë brenda" thotë një banor, ndërsa një tjetër shprehet: "Ne nuk duam të evakuohemi, ne duam të merren masat mbrojtëse aty ku duhet".
Prej 4 ditësh 18 familje të lagjes ?Punëtore? në Gjirokastër janë përfshirë në një situatë frikë si pasojë e shkarjes së tokës në afërsi të pallatit. Rreziku që ky fenomen mund të ndikojë në shembjen e pallatit detyroi vendorët të evakuojnë banorët deri në përfundim të raportit të specialistëve të Institutit të Gjeologjisë që po studiojnë situatën.