Report TV - Kryeministri Rama përuron qendrën shëndetësore në Laprakë

Report TV 2018-05-10

Views 1

Një investim prej 230 mijë eurosh, bashkëpunim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Save the Children, u ka siguruar banorëve të Laprakës një qendër shëndetësore bashkëkohore. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, inspektuan Qendrën e re.
?Është një qendër që ofron edhe shërbime plus për nënën dhe për gruan shtatzënë. Në fakt kemi një eko të re, e cila është instaluar pranë kësaj qendre, nuk ka qenë më parë dhe sigurisht, një shërbim i ri që ofrohet pra për nënën gjatë ndjekjes së shtatzënisë, por gjithashtu dhe me kushte standarde bashkëkohore ndjekjen e fëmijës? tha ministrja.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se ?Është e vetmja rrugë që të lehtësohet i gjithë shërbimi në spitale dhe që të ndahet shërbimi parësor me nevojat e menjëhershme të njerëzve me shërbim më të specializuar pastaj në qendrat e mëdha spitalore, se ndryshe do ishte e pamundur që të bëhet edhe njëra dhe tjetra dhe s?bëhet tamam as njëra as tjetra.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS