Ora News - Shpërthim me tritol në Vlorë

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mbi 500 gr lëndë eksplozive e tipit tritol ka shpërthyer në katin e parë të një godine dy katëshe, e cila prej 6 vitesh përdorej si pikë tregtim i mobiljeve të përdorura.

Ngjarja ndodhi reth orës 23 të mbrëmjes së të shtunës (06.01.2018) në lagjen "Lef Sallata" të qytetit, ndërsa policia lokale mori në pyetje pronarin e objektit O. Malaj por edhe personin që e ka ambientin me qira prej vitesh, ndërsa të dy kanë mohuar të kenë konflikte.

Tashmë sekuestrimi i pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë pritet të hedhë dritë mbi ngjarjen.

Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa u dëmtuan edhe xhamat e banesave përreth.

Ndërsa në cilësine e personave që kanë dijeni mbi ngjarjen u pyetën 10 persona.

Sakaq, policia lokale dyshon se shpërthimi është një mesazh, ndërsa dyshimet e bluve janë përqëndruar mbi aktivitete të tjera në të cilat mund të jetë përfshirëe shtetasi që ka në përdorim mobilerinë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shperthim-me-tritol-ne-vlore

Share This Video


Download

  
Report form