Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Merita Halili është një ndër këngëtaret më të njohura të ekranit shqiptar dhe jo vetëm. Ajo prej vitesh jeton në Amerikë, ku edhe ka zhvilluar karrierën artistike së bashku me bashkëshortin, Raif Hyseni.
Merita është bërë pjesë e rubrikës 'Impakt Shëndet' në emisionin Diagnozë nga Freskida Miloti ku edhe ka marrë një surprizë.
Bashkëshorti i saj tregoi për publikun një histori shëndetësore të saj si dhe këngën e parë që ka performuar pas një periudhe të vështirë.
"E jotja jam, i imi je është këngë me histori më vete. E ka shkruar e madhja Xhuliana Jorganxhi ndërsa kompozimin e kam bërë unë. Është shkruar në vitin 1992 dhe ka një histori në vete sepse është kënga e parë që Merita ka incizuar pas një operacioni shumë të madh, mirëpo shumë të suksesshëm që pati me 4 maj 1992 në Zvicër. Iu nënshtrua një operacioni të kordave vokale dhe për një muaj e gjysmë nuk ka patur të drejtë të flasë, verbalisht, sipas direktivave të mjekëve zviceranë," - tha ai.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pas-1-muaji-e-gjysme-pa-folur-kjo-eshte-kenga-e-pare-qe-kendoi-merita-halili