Ora News - Vetëvritet sipërmarrësi shqiptar në Itali, babai i dy fëmijëve

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në provincën e Trevizos në Itali.

Një sipërmarrës shqiptar 31 vjeç është vetëvarur për shkak të situatës së vështirë ekonomike që po kalonte biznesi i tij.

Marvin Proshka 31 vjeç, pronar i shoqërisë "Promek Service" me e specializuar në organizim panairesh, kongresesh dhe eventesh është gjendur i varur në selinë e firmës së tij në komunën Conegliano në provincën e Trevizos.

Biznesi i tij prej kohësh ishte në një situatë të vështirë ekonomike e borxhet e shumta e kanë shtyrë 31 vjeçarin shqiptar drejt gjestit ekstrem.

Marvin Proshka ishte i martuar dhe me dy fëmijë të vegjël 2 e 5 vjeç. Ai kishte emigruar në Itali në moshë mjaft të re.

Fenomeni i vetëvrasjes për shkak të vështirësisë ekonomike prej disa kohësh preokupon botën e biznesit në Itali. Vetëvrasja e sipërmarrësit shqiptar regjistron rastin e parë për vitin 2018.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vetevritet-sipermarresi-shqiptar-ne-itali-babi-i-dy-femijeve

Share This Video


Download

  
Report form