Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pesë shtetas të akuzuar si shpërndarës të dozave të kokainës në Tiranë. Policia e Shtetit sqaron se këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin shisnin lëndë narkotike e llojit të dyshuar kokainë me klientelë kryesisht në zonën e Oxhakut, Xhamllikut etj në qytetin e Tiranës.
Në pranga përfunduan:
Elton Hasnjoku, 41 vjeç, banues në Tiranë.
- Armand Pisha, 28 vjeç, banues në Elbasan.
- Migen Jani, 34 vjeç, banuese në Elbasan.
- Shpetim Myrta, 51 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë.
- Mariglen Gostima, 26 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në 2 automjetet tip "Golf 5", që këta shtetas leviznin i?u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
? 256.5 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit "Kokainë"
Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
? 2 automjete
? 8 telefona celularë
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të ?Prodhimit dhe shitjes së lendeve narkotike në bashkëpunim?.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/arrestohen-5-shperndares-kokaine-furnizonin-me-droge-disa-zona-ne-tirane