Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ortopedi i njohur, Dion Riza është bërë pjesë e emisionit 'Diagnozë' nga Freskida Miloti ku ka folur për displazinë kokso-femorale, një zhvillim anormal i kockave.
Ai tregon se është një patologji e cila në Shqipëri njihet prej shumë vitesh që ka të bëjë me zhvillimin jonormal të acetabulit dhe femulit. Ka raste që janë të dyja të prekura dhe nëse nuk trajtohet e diagnostikohet mund të shkaktojë invaliditet.
Zhvillimi anormal kockor mund të vijë nga trashëgimia gjenetike, faktorët ambientalë të shtatzanisë si dhe pas lindjes, të cilat në Shqipëri kanë ndikim të madh. Mjeku shtoi se është veprim i gabuar që të mbani fëmijët të lidhur në djep, por duhen mbajtur me këmbët e drejta dhe të shtrira.
Për tu informuar më tej rreth kujdesit që duhet të bëni për zhvillimin anormal të kockave si dhe diagnostikimin, ndiqni videon.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/emisionet/diagnoz/kujdesi-qe-duhet-te-tregoni-me-femijet-tuaj-nga-zhvillimi-anormal-i-kockave