Zgjedhjet per kreun e FSHF-se ne 7 Shkurt

RTV KLAN 2018-05-10

Views 0

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit do të zgjidhet më 7 Shkurt në Durrës. Komiteti Ekzekutiv vendosi në mbledhjen e mbajtur mesditën e së shtunës datën ku do të mbahet Asambleja Zgjedhore, që do të përcaktojë edhe organet drejtuese për 4 vitet e ardhshëm.

Kandidaturat nuk janë zyrtarizuar ende, por Armand Duka ashtu siç është shprehur do të garojë për një tjetër mandat. Duka është në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit prej vitit 2002 dhe në rast rikonfirmimi do të jetë hera e pestë qe rizgjidhet.

Një tjetër kandidat i mundshëm i përfolur në media është deputeti socialist Bashkim Fino. Ai është shfaqur kohët e fundit në stadiume duke ndjekur ndeshje të Suprligës. Kandidatët kanë kohë deri më 18 janar për të dorëzuar kërkesën.

TV Klan

Share This Video


Download

  
Report form