Një zjarr përfshiu katedralen ?Ringjallja e Krishtit? në Korçë, gjatë kohës që zhvillohej ceremonia e Kryqit në ditën e Ujit të Bekuar. Flakët ranë në vendin ku ndizen qirinjtë dhe menjëherë tymi u përhap në kupolën e kishës.
Shkak dyshohet të ketë qenë një pakujdesi e besimtarëve gjatë ndezjes së qirinjve. Për fat të mirë nuk pati dëme në njerëz, apo ikonat e katedrales. Zjarri ra në kohën kur i pranishëm në meshë ishte edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta. Pas meshës kreu i shtetit Meta u takua në Mitropolinë e Korçës me Imzot Johan Pelushin, ndërsa uroj besimtarët në Ditën e Ujit të Bekuar.
Mitropoliti Imzot Johan Pelushi i dhuroi Presidentit Meta një ikonë të posaçme të Shën Ilirit
Kremtime dhe ceremoni për nder të ditës ujit të Bekuar u zhvilluan edhe në Vlorë, Berat e qytete të tjera të vendit. Të rinjtë sfiduan të ftohtin e Janarit për të kapur kryqin e bekuar në ujërat e ftohta.
Tv Klan