Report TV - Rama: Nuk do ketë më infermierë të partisë, do hapim portalin ku do të testohen

Report TV 2018-05-10

Views 0

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se shumë shpejt do të nisë testimi i infermierëve, ashtu sikur është bërë edhe me mësuesit në mandatin e parë.
?Do të lancojmë portalin e infermierëve për Shqipërinë. Nuk do të ketë më infermier që i emëron partia dhe që ngatërrojnë gjilpërën me gozhdën.

Në bazë të pikëve do të rekrutohen dhe kush ka nevojë për infermierë i drejtohet portalit dhe jo partisë dhe fisit. Do të marrë fund historia e flakjes në rrugë të infermierëve? tha Rama.

Përsa i përket reformës në arsim, Rama tha se 2200 mësues do të largohen për shkak të rezultateve të dobëta.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS