Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Këshilltarët e Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, denoncuan si një përpjekje për t?i mbyllur gojën opozitës padinë që kryetari i bashkisë, Erion Veliaj ka ngritur ndaj njërit prej këshilltarëve, Akil Kraja. Këshilltarët demokratë thanë se këto metoda represive ndaj opozitës nuk do të kenë sukses
Padia ndaj këshilltarit demokrat, Akil Kraja, u denoncua si një përpjekje e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj, për t?i mbyllur gojën opozitës.
Denoncimi u bë kundër këshilltarit të Partisë Demokratike, me pretendimin për shpifje dhe cënim të personalitetit. Kreu i këshilltarëve demokrat, Kreshnik Collaku tha se këto metoda të cilat i quajti persekutuese, nuk vlejnë me opozitën
Çollaku: Unë sot kam një mesazh për kryetarin e Bashkisë dhe klryeministrin e tij. Nëse mendojnë se me persekutime, me dhunë fizike apo verbale, të trembin demokratët, i kanë bërë hesapet krejt gabim. Ata dëshmojnë se nuk e njohin ADN-në e demokratëve, PD lindi përmes persekutimit dhe dhunës së diktaturës. Dhuna dhe persekutimi, veçse na forcon dhe na motivon.
Ndërsa Akil Kraja ka thënë se ka qenë vetë kryetari i Bashkisë që në fillim tha se cmimi i ujit nuk do të rritet
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/keshilltaret-e-pd-mesazh-ramen-dhe-veliajn-i-kujtojne-rrezimin-e-diktatures