Ora News - Tërmeti i fuqishëm shkund veriun, lëkundjet ndihen në Tiranë

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Veriu i Shqipërisë është goditur nga lëkundje të forta termeti mesditën e sotme. Epiqendra ishte në Plavë të Malit Zi ndërsa lëkundje të forta janë ndjerë dhe në anën tonë kryesisht në Vermosh.

Nga të dhenat paraprake mësohet se tërmeti ka qënë me magnitudë 5.4, i shkallës rihtër, ndërsa raportohen disa dëme të lehta.

Përgjegjësi i Departamentit në Institutin e Gjeoshkencave Rexhep Koçi tha në një lidhje telefonike për Ora News se dëmet kanë qenë kryesisht në zonën e Plavës në territorin e Malit të Zi, por edhe në disa fshatra shqiptare në Vermosh.

Koçi: Ka disa dëme të lehta në Plavë, ndërsa në territorin tonë me aq sa kemi marrë informacion nga emergjencat civile banorët kanë thënë se tërmeti është ndjerë shumë fort, dhe kanë raportuar për disa plasaritje në këto godina dhe jo dëme të rënda.

Koçi tha se tërmeti i sotëm nuk ishte i paralajmëruar, sepse sipas tij përpara goditjeve me këtë forcë, regjistrohen lëkundje të tjera.

Koçi: Ngjarjet sizmike gjithmonë shoqërohen me pas goditje, ka raste që shoqërohen me para goditje, por kjo e sotmja, nuk ka pasur paragoditje, pastaj ka pasur edhe disa të tjera por kanë qenë me magnitudë më të ulët 2.5-2.5 kanë qenë rreth 15 aq sa kemi identifikuar ne.

I pyetur nëse do të këtë lëkundje të tjera, Rexhep Koçi tha:

Koçi: Shqipëria është një vend që herë pas herë preket nga tëmretet, por në nuk jemi në gjendje të parashkojmë dhe të identifikojmë dhe të raportojmë që vendi ynë do goditet në këtë moment apo në atë moment nga ngjarjet sizmike, nuk mund të japim të dhëna të sakta.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/lekundje-termeti-ne-tirane

Share This Video


Download

  
Report form