Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Reshjet e dëborës në qarkun e Shkodrës kanë prekur prej ditësh vetëm zonat malore duke krijuar një situatë problematike. Por tërmeti i renë paradrekën e së enjtes ndikoi edhe më shumë në zonën e Vermoshit, pasi e bëri rrugen e re të pakalueshme.
10 kilometra rrugë që lidhin Vermoshin me Shkodren nga segmenti i Qaf-Predelec deri në qender të fshatit në disa pjesë të tij është e bllokuar nga dëbora, por edhe rrëshqitja e gureve e dherave në rrugë.
Për pasojë janë të bllokuar fshatrat e Vermoshit dhe të Lepushës në Njësinë Administrative të Kelmendit, Bashkia Malësi e Madhe. Edhe pse kjo njësi vendore e ka nën administrim këtë rruge e për pasojë ka detyrimin të mundësojë hapjen e saj, deri më tani nuk ka marrë asnjë masë.
Emergjencat Civile të kontaktuara nga Ora News, thonë se pasi të shihet situata nga afër do të marrin masa, duke treguar se deri më tani nuk kanë informacion për bllokimin e rrugës, edhe pse bora e rënë ka prej 72 orësh.
Nga ana tjetër problematike paraqitet situata edhe në aksin rrugor Bogë-Theth, në zonën e Qaf Thores, ku 14 km rrugë vazhdojnë të jenë të bllokuara nga dëbora. Atje asnjë fadromë nuk është dërguar për hapjen e rrugës që të dërgon në zemer të qendres turistike më të preferuar nga turistët, por që këtë fundviti dhe fillim viti të ri, ishte mollë e ndaluar për të gjithë. Edhe segmenti rrugor Theth-Breg lumi - Shkodër si shkak i rrëshqitjes së dherave dhe gurëve në rrugë ka vështirësi kalimi.
Mungesa e mirëmbarjtes dhe e pastrimit të vazhdueshem të rrugëve ka bërë që këto segmente të mbesin të bllokuara për një kohë të gjatë. Në aksin rrugor nacional Vau Dejës - Pukë ka patur prezencë të rreshjeve të deborës por nuk ka probleme për lëvizjen e mjeteve. Nga strukturat e Policisë së Rendit dhe asaj Rrugore janë shtuar masat dhe po monitorohet situata për çdo problem për t?i ardhur në ndihmë të qytetarëve thotë në njoftimin e saj DPQSH.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/debora-mbulon-qarkun-e-shkodres-bllokohen-disa-fshatra