http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kukësi eshte nje nga qarqet qe vuan me shume mungesën e mjekeve specialist veçanërisht te gjinekologeve dhe reanimatoreve. Kjo ka bere qe shumica e grave shtatzëna t?i drejtohen kryeqytetit.
Në total për vitin 2017 në maternitetin e Kukësit janë regjistruar 684 lindje ndërkohë që shërbimi obstetrik gjinekologjik ende vuan mungesën e mjekëve gjinekologe, por edhe të reaminatoreve.
Trendi i uljes së lindjeve në qarkun e Kukësit ka vijuar edhe gjatë vitit 2017, ndonëse sipas mjekëve specialiste, lindshmëria në vitin që lamë pas është pothuajse e barabartë krahasuar me vitin paraardhës.
Megjithatë në Kukës vit pas viti sëmundshmëria tek fëmijët ka ulje, kjo si pasojë e kujdesit nga nënat, si dhe nga kontrolli periodik gjatë shtatzënisë së tyre. Në vitin 2017 nuk ka patur as raste te vdekshmërisë se fëmijëve apo nenave gjate lindjes.