Ura e Morinit në Kukës, mungojnë mbrojtëset metalike, banorët:Na rrezikohet jeta

Report TV 2018-05-10

Views 2

Ura e Morinës në aksin Kukës-Morinë të Rrugës së Kombit është kthyer në një burim aksidentesh. Shkak për këtë është bërë mungesa prej 6 muajsh e mbrojtësve metalikë në vendkalimin e këmbësorëve mbi urë.
Mbrojtëset metalike nuk janë zëvendësuar që prej aksidentit të ndodhur 6 muaj më parë, ku një kamion i Kosovës nga pakujdesia e drejtuesit u përplas me mbrojtëset metalike të urës.

Banorët e fshatit Morinë kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të kompanisë, që ka koncesionin e rrugës, pasi sipas tyre, po iu rrezikohet jeta dhe sidomos nxënësve të shkollës, që ndodhet vetëm disa metra mbi urë.

Share This Video


Download

  
Report form