Akuza për vjedhje në Itali në 1999, Rehovica: Kam qenë student, se kujtoj me detaje ngjarjen

Report TV 2018-05-10

Views 1

KQZ iu drejtua prokurorisë së përgjithshme me një kërkesë për të dhëna shtesë për kërkesën për heqjen e mandatit të deputetit të LSI, Rehovica. Ai akuzohet se në 1999 kur ka qenë student në Itali është ndalur për vjedhje, ndërsa ka dhënë identitet të rremë Kusta Mina.
Por i pranishëm sot në mbledhjen e KQZ, Rehovica nuk pranoi akuzën, ndërsa tha se nuk i kujtohej mirë ngjarja. ?Kam qenë student për shkenca politike në Romë në atë kohë.

Nuk e kujtoj me detaje këtë histori, por nuk kam asgjë për të fshehur. S?kam pasur në asnjë moment urdhër ndalimi, arrestim apo gjykim në Itali. S?kam ndërmend të fsheh asgjë? u shpreh deputeti i LSI.

Share This Video


Download

  
Report form