Ora News - Jarl Ale de Basseville tregon takimin me Kim Jong-in në klubin e natës

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Jarl Ale de Basseville, i ashtuquajtur Princi i Libofshës në emisionin "360 Gradë" të Artur Zhejit deklaroi se do ta shndërrojë këtë zonë si Monakon.

Sipas tij, të qenit pjesë e një vëllazërie ia lehtëson më shumë punën në thithjen e investitorëve.

Princi tregoi se gjatë studimeve në Zvicër kishte parë dhe diktatorin e Koresë së Veriut në një klub nate.

Jarl Ale de Basseville:Nuk është më sekret për asnjë se unë jam pjesë e një vëllazërie. Ne kemi një moto dhe themi se jemi gjithmonë së bashku. Së bashku ne mund të bëjmë shumë gjëra.

Zheji: Ka lidhje me masonerinë?

Jarl Ale de Basseville: Është të bësh një urë me Los Angjelos, Paris, Dubai, Singapor.Unë jam rritur në Zvicër, ne rritemi në Zvicër dhe në të njëjtën shkollë dhe ne të gjithë e njohim njëri-tjetrin. Fakti për tu rritur në të njëtën shkollë në Zvicër është një mundësi shumë e mirë, gjithë gjenerata e re që janë bërë tani Ministra apo që janë në skena të ndryshme në botë është shumë më e lehtë për ti kontaktuar përmes telefonit dhe të jemi në kontakt me ta për të bërë biznes. Ideja ime e Principatës është e njëjta me Monakon, për tri sjellë të gjithë këta njerëz dhe për tu ofruar të njëjtën gjë si në Monako, Monako është vetëm 2 km katrorë, me portin pak më shumë. Me këtë Principatë ne kemi 200 km, dhe kemi më shumë mundësi për të zhvilluar një zonë të lirë të vërtetë.

Integriteti territorial

Jarl Ale de Basseville: Do të jetë e njëjta marrëveshje si Monako me Francën dhe parlamentin gjithashtu. Unë e quaj me kufij dhe pa kufij, është një mundësi për njerëzit që të vinë, për të mos pasur taksa dhe investuar në infrastrukturën e Shqipërisë dhe Ballkanit.Kemi folur me njerëz të ndryshëm në tregun e bursës në Nju Jork, nëse ju vazhdoni të qëndroni akoma në lek, ti duhet të sjellësh monedha në vendin tënd për të larë borxhet. Duhet të sillni dollarët, paundin për të rritur pushtetin dhe fuqinë e vendit tuaj. Për të pasur një monedhë që mund të jetë paund, euro apo dollarë është një mundësi për lekun.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/jarl-ale-de-basseville-tregon-takimin-me-kim-jong-inne-klubin-e-nates

Share This Video


Download

  
Report form