Ora News - Mësuesit në një zë: Të ndalohet celulari në shkolla

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të kesh një celular do të thotë të komunikosh, të dërgosh mesazhe, të argëtohesh, t?u mburresh shokëve, të informohesh, të memorizosh momentet e bukura gjatë ditës, të mbash shënime, të bësh llogari e shumë e shumë gjëra të tjera.

Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Debatet në familje, për harxhimin e kohës së tepërt në rrjete sociale, rënia në mësime të nxënësve për shkak të shpërqendrimit përmes smartfonit po kthehen në një fenomen shqetësues.

Për të parë nga afër situatën, Ora News zgjodhi të vizitonte Shkollën e Kuqe? dhe gjimnazet ?Petro Nini Luarasi? e ?Qemal Stafa.

Mësueset në Shkollën e Kuqe shprehen se përdorimi i celularit në shkollë është i panevojshëm, pasi janë ato që komunikojnë me prindërit në raste emergjente.

Terezina Vata, mësuese e Gjuhës Shqipe: Përdorimi i celularit në shkollë është i panevojshëm sepse nxënësit i tërheq vëmendjen.

E të njëjtit mendim ishte edhe edhe mësuesja e matematikës, Zana Qinami, e cila thotë se vetëm në ato klasa ku celularët mbahen në dollap, numri i tyre është pakësuar.

Zana Qinami, mësuese Matematike: Mendoj se nuk duhet të lejohet përdorimi i celularit. Jo të gjithë janë të ndërgjegjshëm. Ne si shkollë, unë iu kam dhenë numrin tim të telefonit. Numri i shkollës është prezent. Prindi ka mundësi komunikimi me ne. Nuk e gjej të arsyeshme që nxënësit të përdorin celular. Ne kemi një dollap me çelës, i mbledhim në mëngjes, i vendosim aty dhe pas orë së 6 ua japim. Numri i celularëve vjen e pakësohet çdo ditë e më shumë. Kuptohet që nuk është vetëm për komunikim me prindërit.

Një zgjidhje e mirë që sipas mësuesëve do të shmangte celularët në klasa, është përdorimi i orëve me GPS.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mesuesit-ne-nje-ze-te-ndalohet-celulari-ne-shkolla

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS