Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rreth 38% e popullsisë në Shqipëri është angazhuar në bujqësi, por ky sektor kontribuon shumë pak në rritjen ekonomike të vendit. Ora News ka ndjekur një ditë pune të fermerëve në Divjakë, ku vështirësitë e punës në arë nuk marrin mbështetjen nga shteti në infrastrukturë, subvencione dhe tregje. Por Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, premton një vit ndryshe, nisur nga rritja me 15% e buxhetit. Kjo speciale u përgatit nga gazetarja Nertila Dosti.
Divajke- Në familjen Gjoni në Divjakë dita e punës nis me lindjen e diellit dhe mbyllet pas perëndimit. Kozmain 56-vjeç, e gjejmë të bërë gati për punë teksa lë banesën, veshur me çizme dhe rroba jo fort të mbajtura. Na pret ngrohtë e në mendje të risjell traditën shqiptare të mikpritjes që duket më e fortë në çdo kilometër që i largohesh metropolit. Bisedat me të janë të shkurtra pasi koha nuk pret e ngutet për në arë.
Në Divjakë, syri nuk të ndesh asnjë pëllëmb tokë të lënë djerrë, fermerët i kanë kthyer ato në hambare ku marrin jetë me dhjetëra kultura bujqësore. Kozma Gjonit ligji 7501 ia ka shpërndarë tokat në të katërtra anët e Divjakës, ku më të afërtën atij i duhen të paktën 10 minuta dhe më të largëtën për rreth gjysëm ore.
Ai i ka qëndruar besnik tokës prej 27 viteve duke mbjellë kultura të ndryshme si shalqiri, patatja, karrota e lulelakra. Për 65 vjeçarin bujqësia nuk është vetëm një burim të ardhurash, me të ka të lidhur ngushtë jetën.
Me paratë e përfituara nga shitja e prodhimeve ka mbajtur ekonominë e shtëpisë, ka arsimuar tre fëmijë dhe i ka dhuruar vetes një strehë. Thotë se këto pasuri nuk janë pak, e jetës i është mirënjohëse.
Por Kozmai nuk do t?ia dilte mbanë pa bashkëshorten e tij Lirinë. Sot ajo është 59 vjeç, kohën e ka ndarë mes tokave, kujdesit për shtëpinë dhe rritjes së fëmijëve. Liria shprehet se nuk e njeh ditën e pushimit dhe as gjatë festave.
Kozma Gjonin nuk e lodh puna, por përpos dashurisë e përkushtimit nuk i fsheh as vështirësitë. Në Divjakë fermerët nuk kanë qasje në treg për prodhimet e tyre edhe pse në qytet ndodhen 8 pika grumbullimi.
Por edhe kur fermerët i takon fati me tregtarë, çmimi që i ofruar për prodhimet nuk justifikon shpenizmet e as mundin e djersën e tyre. Kozmai tregon se përgjatë vitit 2017 një kilogram lulelakër tregtohet me 15 lekë, po ashtu dhe karrotat ndërsa patatja 25 lekë. Shpesh herë ai duhet të vendos shenjën e barazisë me investimit dhe lekëve të përfituara.
Inputet bujqësore si farat, plehrat apo kimikatet e ndryshme jane të shtrenjta, ndërsa mungesa e certifikimit i bën produktet jokonkurruese në treg.
Ndërsa subvencionet në këto anë duken si legjendë. Për t?i përfituar ato duhet të kalosh me dhjetra peripeci.
Për Kozma Gjonin shteti është thuajse inekzistent.
Listes së vështirësive i shtohet edhe mungesa e magazinimit. Në shumë raste fermerët detyrohen të përshtasin ambiente të vjetra si kasolle apo shtëpi për të magazinuar prodhimin, ambiente këto që nuk i përmbush...