Në reagimin e parë për vitin 2018, Lulzim Basha ka dënuar ndalimin e qytetarëve që morën pjesë në protestën e 18 dhjetorit para parlamentit. Basha e cilëson kryeministrin frikacak, ndërsa shton se veprimi është shenjë e tmerrit nga protesta e radhës. ?Me akte të tilla Edi Rama nuk bën gjë tjetër veçse po firmos me shpejtësi fundin e tij politik. Shqiptarët e vranë friken 28 vite më parë. Kushdo që përpiqet të riktheje sundimin përmes frikës, do të ketë të njëjtin fund? shprehet ai.
Më shumë se 15 persona që protestuan para parlamentit ditën e zgjedhjes së Kryeprokurores së re janë ndaluar në pikat e kalimit kufitar ditët e fundit të vitit. Bëhet fjalë për protestuesit të cilët çanë kordonin e policisë. Mes të ndaluarve është edhe ish-sheshi i FNSH Osman Levanaku. Të gjithë të ndaluarit kanë qenë në kërkim policor dhe një pjesë e tyre janë liruar pasi janë marrë në pyetje.
Statusi i Bashës
Ndalimi i protestuesve edhe ne naten e nderrimit te viteve eshte reagim prej frikacaku i Edi Rames nga zemerimi masiv i qytetareve, qe fale bashkeqeverisjes se tij me krimin, jane sot me te varfrit ne Europe.
Ndersa me bekimin e tij kalojne tonelata droge drejt Italise, policia e urdheruar nga Edi Rama dhe vellai i trafikantit te droges, Fatmir Xhafa, po ndalon qytetaret qe u ngriten kunder dhunimit te kushtetutes, kunder emerimit te Edi Rames kryeprokuror. Keto jane shenjat e tmerrit qe i ka kapur nga protesta e rradhes.