Ora News - Itali, arrestohen 6 shqiptarë kërcënonin sipërmarrësit italianë

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia italiane e provincës së Kozencës ka arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, (2 janar 2018) 6 shqiptarë banues në këtë territor me akuzën e sekuestrimit të personit, zhvatjes e dhunës.
Prej disa kohësh ata terrorizonin sipërmarrësit dhe punëtorët e një shoqërie fruta-perime në qytezën Rocca Imperiale në provincën e Kozencës.
Hetimet e Policiës Italiane me anë të filmimeve të marra nga telekamerat e mbikqyerjes kanë vërtetuar se 6 shtetasit shqiptarë, kërcënonin pronarët e shoqërisë ku punonin duke i detyruar të punësonin persona të rekomanduar nga ata si dhe të orientoheshin në zgjedhje sipërmarrëse sipas urdhërave të tyre.
Ata ushtronin në mënyrë sistematike dhunë psikologjike e fizike jo vetëm ndaj pronarëve por dhe ndaj punonjësve të tjerë të shoqërisë.

Madje kishin sekuestruar për disa orë dhe një shofer autotransporti për të ndaluar zhvillimin e aktivitetit të tij të punës.
Hetimet e këtij operaconi kanë nisur pas denoncimit të bërë nga disa punonjës si dhe nga provarët e shoqërisë së fruta-perimeve.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/itali-arrestohen-6-shqiptare-kercenonin-sipermarresit-italian

Share This Video


Download

  
Report form