?Ti je një luledielli? mban emrin fus" />
?Ti je një luledielli? mban emrin fus"/>

Ora News - "Stilistja" që veshi Shqipërinë me Lule Dielli në ndihmë të fëmijëve të sëmurë

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Ti je një luledielli? mban emrin fushata sensibilizuese e cila dhuroi dritë dhe mijëra buzëqeshje për fëmijët në nevojë. Prezantuesja e njohur Albana Osmani, iniciatorja e kësaj kauze të veçantë që ka për qëllimin mbledhjen e fondeve në ndihmë të fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut tregoi në "Tonight Ilva Tare" sesi e nisi këtë rrugëtim.

Albana Osmani: E kam nisur thjesht, duke gjendur e rrethuar me njerëz që ose kishin humbur të shtrenjtët e tyre nga sëmundja e shekullit që është kanceri, ose ishin vetë duke kaluar fazat e procesit të kimioterapisë. Një prej tyre ishte dhe mikesha ime që isha rritur me Klara Aliaj, e cila në një periudhë shumë të vështirë të jetës së vet, të ëmën e kishte të shtruar dhe po kryente kimioterapitë, nuk kishte më para për të paguar këtë proces. Është shumë i shtrenjtë. Mori një kredi, pagoi çfarë i duhej për mamanë, mamaja nuk ia doli dot dhe ndërroi jetë. Klara vazhdoi të paguante kredinë dhe për muaj të tjerë. Ajo ishte çdo ditë pranë meje dhe ishte një nga njerëzit që më frymëzoi. Po mendoja çfarë dreqin bëjmë ne në këtë vendin tonë, kur unë kam kaq pranë vetes njerëz të tillë? Thashë do mendoj të bëj diçka për njerëzit. Kjo ka ndodhur në 2016. Në fund të muajit shtator kam bërë vizitën e para në QSUT, në pavionin ku ishin shtruar fëmijë ku vuanin nga kanceri dhe leuçemia. Gjendja ishte shumë e rëndë, mungonin pajisje që ishin jetësore për fëmijët. Duke qenë një vajzë televizioni nuk isha koshiente sesi ishte ky realitet rreth meje.Gjithçka ishte thjesht si do të isha unë më mirë, suksesi im. Sapo pata këtë vizitë, qe pikërisht ai momenti ku unë u vesha me një mision që shpresoj shumë ta vazhdoj me po të njëjtën zemër sepse nëse ndonjë fraksion sekonde do të mendoj përsëri për veten dhe të dukem vetëm ajo e bukura në ekran, unë do ta lë këtë gjë.

Teksa bën bilancin 1 vjeçar të këtij rrugëtimi, kujton vështirësitë që ka kaluar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/stilistja-qe-veshi-shqiperine-me-lule-dielli-ne-ndihme-te-femijeve-te-semure

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS