Ora News - A do “lulëzojë” Basha?! Dështimet dhe sfidat e kreut të opozitës

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lulzim Basha po përjeton ndoshta një nga përiudhat më vendimtare për të ardhmen e tij në politike, kjo pas humbjes së thëllë në zgjedhjet e 23 qershorit. Betejat poltike dhe elektorale janë jo shumë larg, dhe një humbje e radhës ndoshta do të vendoste në pikëpyetje përfundimtare lidershipin e tij. Por si e sheh analisti Artur Zheji dhe ish-funksionari i kësaj force poltike Besnik Mustafaj, rrugëtimin e Bashës në krye të Partisë Demokratike dhe përballjen me sfidat që e presin.

?Do punoj pa ndarë që Partia Demokratike të jetë forca e ëndrrave dhe shpreses së të rinjve shqiptarë, gjeneratës së parë të lirisë dhe gjeneratave të tjera. Së bashku me ta kemi fituar ngaherë, së bashku me ta do korrim fitoret tona të ardhshme. Detyrat që na presin nuk jan të lehta, sfidat janë të medha.Gjatë gjithë rrrugës tonë 23 vjeçare kemi treguar se sa herë kemi qenë të bashkuar dhe të vendosur e të hapur në vlera, ne jemi perballur me sukses dhe kemi fituar?.

Në 23 korrik kur u votua me 80 përqind të votave të antarësisë si kryetar, Lulzim Basha, shprehu një vizion reformues për Partinë Demokratike, e cila doli nga një humbje e thelle në vitin 2013.

Hapje ndaj figurave të reja, vlerësim ndaj kontribuese, reformim i thellë dhe në çdo qelizë, bashkim i faktorit të djathtë, ishte fribra kryesore e staturës së tij politike në krye të Partisë Demokratike.

Po ku është sot Partia Demokratike përballë këtyre angazhimeve të lidershipit të ri, pas rreth 4 vitesh e 5 muaj në opozitë?

Besnik Mustafaj, njohës i mirë i Partisë Demokratike dhe proceseve të saj në 27 vite ekzistencë, e cilëson Bashën model të dështuar që nuk ngjall shpresë tek demorkatët, e akoma më shumë tek shqiptarët.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/do-lulezoje-basha-deshtimet-dhe-sfidat-e-kreut-te-opozites

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS