Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Incidenteve natën e ndërrimit të viteve nuk i ka shpëtuar as nata e djeshme.
Sipas policisë një person ka humbur jetën në Laç teksa 17 të tjerë janë plagosur një prej të cilëve në Dibër është në gjendje më të rëndë pasi lëndët plasëse i kanë prekur syrin.
Ndërkohë dhe një automjet është dëmtuar prej lëndëve piroteknike që përfshinë kryeqytetin dhe në qytete të tjera të vendit.
Po ashtu janë regjistruar katër aksidente, por pa pasoja të rënda.
Për të mbajtur situatën nën kontroll policia ka organizuar një plan të plotë masash.
Njësia Antieksploziv e RENEA-s, duke përdorur qentë antieksploziv gjatë orëve të mbasdites së datës 31 Dhjetor 2017 kanë kontrolluar parkingun e nëndheshëm në sheshin 'Skënderbej', ku pati festime.
Pas këtij verifikimi, sheshi më pas është marrë nën kontroll nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe ne bashkëpunim me Policinë private, kanë kontrolluar automjetet që u parkuan deri në orët e para të mëngjesit të datës 1 janar 2018.
Po ashtu bëhet e ditur se kontrolle të imtësishme nga agjentë të antiterrorit janë kryer në të gjitha sheshet kryesore ku do kryheshin festime me rastin e ndërrimit të viteve.
Pavarësisht këtyre ngjarjeve natën e ndërrimit të viteve.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/viti-i-ri-17-te-plagosur-nga-fishekzjarret-kontrolle-nga-njesia-antiterror