ëmija i parë i 2018 është Laeli i cili lindi vetëm 10 sekonda pas mesnate në ditën e parë të vitit 2018 në Maternitetin "Koço Gliozheni" dhe 1 min më vonë lindi Nadia në maternitetin Mbretëresha Geraldinë.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu vizitoi në mëngjes dy bebet e para të vitit në dy maternitetet e Tiranës ku dhuroi pako të posaçme për të porsalindurit dhe uroi vitin e ri 2018 të sapoardhurve në jetë, familjeve të tyre dhe të gjithë shqiptarëve.
?Një djalë, Laeli, në Maternitetin Koço Gliozheni dhe një vajzë, Nadia në Maternitetin Mbretëresha Geraldinë janë dy fëmijët e parë të vitit, dy fëmijë të shëndetshëm, një ogur i mirë për këtë vit të ri që uroj të jetë i mbarë dhe i begatë për të gjithë shqiptarët?, tha Ministrja Manastirliu.