Një djalë dhe një vajzë janë dy bebet e para të vitit 2018. Kjo është Nadja, vogëlushja e cila erdhi në jetë pak sekonda pas mesnatës në maternitetin ?Mbretëresha Geraldinë?. Ajo është fëmija e tretë e familjes dhe gëzon shëndet të plotë.
Para kamerave, prindërit e vogëlushes shprehën emocionet dhe uruan të gjithë shqiptarët Vitin e Ri. Ata nuk harruan pa falenderuar edhe mjekët që iu gjetën pranë në një moment kaq të gëzuar. ?Gëzuar të gjithëve, falenderoj shumë edhe mjekët që u treguan shumë të gatshëm. Faleminderit dhe vit i mbarë për të gjithë shqiptarët?, tha nëna e të porsalindurës.Ndërsa në spitalin ?Koço Gliozheni?, gjithashtu pak sekonda pasi trokiti Viti i Ri erdhi në jetë Laeli. Dy vogëlushët u vizituan paraditen e së hënës nga kryebashkiaku Veliaj, i cili u dorëzoi çekun e bebes prindërve të tyre.
Orët e para të 2018-ës, Tirana u bekua me 20 fëmijë të porsalindur. Edhe vitin që lam pas kryebashkiaku dorëzoi dy çeqe, pasi në jetë, pas mesnate erdhën dy bebe./tvklan.al