Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 16 vjeçar ka humbur jetën rreth një orë pas hyrjes së vitit të ri në Sanxhak të Kurbinit. Policia lokale bën me dije se adoleshenti me iniciale K.Gj, është gjetur nga familjarët pa shenja jete në tarracën e ndërtesës ky kishte hipur për të plasur fishekzjarrë.
"Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se ky shtetas ka hipur në tarracë të shtëpisë për të plasur fishekzjarrë, dhe është gjetur më pas nga familjarët në tarracë, pa shenja jete me një dëmtim në kokë. Pritet ekspertiza mjeko - ligjore për përcaktimin e llojit të dëmtimit në kokë", sqaron policia.
Grupi hetimor në vendngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin , po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/hipen-ne-tarrace-te-plasur-fishekzjarre-vdes-16-vjecari-ne-kurbin