Ora News - Tirane, kjo është foshnja e ardhur në jetë pak sekonda në hyrje të 2018

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Laeli erdhi në jetë sekondën e parë të vitit 2018, duke i dhuruar familjes Muça lumturi dhe emocione. Foshnja, lindi përmes ndërhyrjes cezariane në maternitetin Koço Gliozheni me një peshë 4 kg dhe 100 gram. Mjekët thonë se vogëlushi dhe nëna Silvana Muça gëzojë shëndet të plot.

Ndërsa në maternitetin Mbretëresha Geraldinë foshnja e parë ishte vajzë. Nadia është gëzimi i tretë i familjes Kroni me origjinë nga Shkodra.

Nëna, 34 vjeçarja me profesion mjeke tregon me emocion për lindjen si dhe ka një urim për vitin e ri

Matilda: Jam e lumtur edhe për gatishmërinë e mjekëve. I uroj të gjithë shqiptarëve.

Foshnja ka një peshë prej 3 kilogram e 300 gram, ndërsa mjeku obstetër gjinekolog Erlin Kurti bën me dije se Nadia erdhi në jetë përmes lindjes natyrale.

Bebet janë vizituar nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu e cila dhuroi pako të posaçme për të porsalindurit.

Manastirliu: Nënat gëzojnë shëndet të plotë, fëmijët janë shumë mirë. Ju urojmë jetë të gjatë fëmijëve, familjeve të tyre.

Viti 2018 tha Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të jetë vitit i fëmijëve.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kjo-eshte-foshnja-e-ardhur-ne-jete-pak-sekonda-ne-hyrje-te-2018

Share This Video


Download

  
Report form