Report TV - Festat e fundvitit, dyndje në pikat kufitare, detajet për hyrjet dhe daljet

Report TV 2018-05-10

Views 0

Një numër i madh qytetarësh janë dyndur në pikat kufitare gjatë kësaj jave, për të festuar Vitin e Ri pranë familjarëve të tyre. Nga të dhënat e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin janë futur në vendin tonë plot 241 546 shqiptarë dhe të huaj, të cilët do të presin ndërrimin e viteve me të dashurit e tyre.
Njoftimi i plotë:
Në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar, Strukturat e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në kuadër të festave të fundvitit janë angazhuar maksimalisht për të përballuar fluksin e hyrje -daljeve , duke marrë një sërë masash shtesë.

Në këtë kuadër janë marrë masa në burime njerëzore ashtu edhe në infrastrukturë, ku janë shtuar sportelet në hyrje dhe në dalje, me qëllim, krijimin e lehtësirave ligjore duke eliminuar radhët e gjata, si dhe për t'u ofruar një shërbim cilësor, të kulturuar e në kohë të gjithë shtetasve shqiptarë e të huaj që qarkullojnë nëpëmjet këtyre pikave të kalimit kufitar.

Share This Video


Download

  
Report form