Ndërrimi i viteve, Meta video-konferencë me ushtarakët shqiptarë me mision në Kabul dhe Herat

Report TV 2018-05-10

Views 0

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, zhvilloi këtë ditë të fundit të vitit një vizitë në Komandën e Forcave Tokësore në Zall-Herr, ku shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e ushtarakëve.

Gjatë një konferencë me ushtarakët me mision jashtë vendit, Meta vlerësoi punën e tyre të vështirë, si dhe uroi Vitin e Ri për të gjithë ushtarakët e FA. Ai shprehu mbështetje dhe solidaritet për ushtarakët me shërbim jashtë vendit, duke i cilësuar ata si krenaria e FA.
?Ju uroj Gëzuar Vitin e Ri të gjithë ushtarakëve të FA, veçanërisht me mision jashtë. Vlerësoj maksimalisht kontributin e ushtarakëve shqiptarë me mision jashtë vendi. Ju shpreh të gjithë ushtarakëve mbështetje dhe solidaritet. Ushtarakët me mision jashtë vendi, krenaria e FA?, tha Meta.

Share This Video


Download

  
Report form