Gjykata e Kurbinit ka pushuar çështje për ish-deputetin Armando Prenga, i cili akuzohet nga prokuroria për falsifikim të formularit të Dekriminalizimit.
Ish-ligjvënësi nuk kishte deklaruar një dënim me gjobë, marrë disa vite me parë. Për këtë vepër, prokuroria kërkoi dënimin me 6 muaj burg për Prengën.
Sipas gjykatës, ish-ligjvënësi nuk ka detyrim të deklarojë çfarëdolloj dënimi, por vetëm dënimet deri në 6 muaj burg për çdo vepër penale. Togat e zeza kanë çmuar se për ish-deputetin, procedimi penal nga Prokuroria e Kurbinit nuk duhet të kishte filluar pasi vepra penale për të cilën akuzohet është parashkruar.
Armando Prenga, gjatë tre viteve të fundit pati disa probleme me drejtësinë. Ai u arrestua në Shtator të vitit 2015, pas një përplasje me familjen Cali për pronësinë Lagunës së Patokut. Në këtë sherr u përdorën edhe armët. Ndërsa në Shkurt të këtij viti, Armando Prenga vendosi të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit.
Tv Klan