Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vetëm disa kilometra nga qendra e Elbasanit ku mbizotëron atmosfera festive e fundivit, ka një tjetër realitet shqiptar.
Në Gododesh, këto ditë në prag të ndërrimit të viteve janë të zymta, ashtu si përgjatë 365 ditëve.
Por pamja e kësaj catie duket sikur tregon për dy realitete të ndryshme që në fakt i gjen në të gjithë Shqipërinë .
Brenda kësaj shtëpie që vetëm emrin ka të tillë jetojnë mes mjerimit 7 anëtarët e familjes Hyka.
Më i vjetri, është Xhaferr Hyka është 85 vjeç. Tashmë fuqitë e kanë lënë dhe hallet mbi kokë e kanë bërë fjalë pak.
Arrin të tregojë se së bashkë me gruan ata i sjellin familjes buxhetin prej 50 mijë lekësh me të cilën mbajnë frymën gjallë.
Anila Hyka, është nënë e tre fëmijëve dhe halli i saj i madh janë ata.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/te-harruarit-e-babagjyshit-familja-qe-jeton-vetem-me-shprese-tek-zoti-e-shteti