Ora News- Fundvit i shtrenjtë, çmimet pësojnë rritje prej 30-50 lekë

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Edhe këtë vit ditët e fundit të dhjetorit kanë sjell rritje të çmimeve. Sipas një vëzhgimi tre ditor të bërë nga Ora News, rezulton se rritje kanë pësuar prodhimet e stinës si agrumet, lulelakra e brokoli.

Fenomeni i rritjes së çmimeve në prag të fundvitit nuk ka munguar as këtë fund dhjetori në tregjet shqiptare. Tregtarët pohojnë shtrenjtësinë por justifikohen me faktin se rritje ka pasur vetëm në kategorinë e prodhimeve të stinës, gjë që për ta konsiderohet normale.

Sipas një vëzhgimi, rezulton se këto produkte janë shtrenjtuar me 30-50 lekë. Kështu një kilogram mandarinë pak ditë më parë shitej me 70 lekë ndërsa sot qytetarët për të njëjtën sasi paguajnë 100 lekë. Po ashtu edhe lulelakra, brokoli, domatet e kastravecët nuk i kanë shpëtuar çmimeve të larta.

Vetë qytetarët i kanë lënë për ditët e fundit blerjet për tryezën e vitit të ri.

Për disa prej tyre çmimet janë normale e lehtësisht të përballueshme.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fundvit-i-shtrenjte-cmimet-pesojne-rritje-prej-30-50-leke

Share This Video


Download

  
Report form