Ministria e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka inspektuar dy urat e ndërtuara nga Forcat e Armatosura në Delvinë e Dropull të dëmtuara gjatë përmbytjeve.
Tashmë 5500 mijë banorë në 10 fshatra komunikojnë tani lehtësisht me pjesën tjetër të vendit, pas izolimit prej disa ditësh.
?Dy ura të reja, në vend të atyre që dëmtoi moti i keq për 5500 banorët e 10 fshatrave në bashkitë Dropull e Delvinë. Batalioni xhenio i Forcave të Armatosura përfundoi punën në pak ditë, duke çuar në 10 numrin e urave ?bailey? të ndërtuara në 100 ditë. Do të jemi pranë të gjithëve në kohët më të vështira.
Edhe kur të tjerët festojnë, FA do të jenë në krye të detyrës, siç janë në krye të detyrës në çdo moment me atdhedashuri edhe me përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj punës.