Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Drejtuesi i emisioni "Arena" në Ora News, Dritan Hila tha se Presidenti i Shqipërisë nuk ka qenë i informuar për votën e Shqipërisë në OKB. I ftuar në studion e lajmeve të Ora Neës, Hila tha se Shqipëria nuk ka ndonjë peshë të madhe në SHBA, por sipas tij Shqipëria është një zhgënjim i madh për SHBA.
Hila: Në rastin tonë kemi të bëjmë me një mosinformim të presidentit. Duhet të ketë një konsultim, duhet të konsultohet Presidenti i Republikës dhe duhet ti thuhen arsyet e forta pse duhet të votohet pro, ashtu siç edhe Presidenti duhet të thotë arsyet e tija pse nuk duhet votuar pro. Kam idenë që në këtë moment është një ndryshim i madh i vektorëvë të jashtëm, sepse këto janë budallallëqe, muhabete hidraulikësh që thonë se "ne votuam siç votoi BE", është kjo qeveri që është tallur kur Berisha na krahasonte me Gjermaninë.
Pesha e godjes së SHBA do të shkojë kundër Turqisë, ne do të na kapin ciflat. Turqia për të afirmuar fuqinë e vet ka kohë që shkon kundër SHBA. Edhe për efekt se SHBA nuk janë dakord me zhvillimet autoritaristë të Erdogan. Kjo do ketë një kundërvperim. Por duhet të presim ta shohim. Ne do jemi efekt anësor, nuk është se ne kemi ndonjë peshë të madhe në politikën e SHBA, pa dyshim jemi një zhgënjim i madh i SHBA. Jemi një vend për të cilin SHBA kanë bërë një luftë të vetëm për ti dhënë lirinë Kosovës.
Hila foli edhe për përplasjen mes dy institucioneve në lidhje me këtë votë në OKB, që sipas tij nëse kjo do të ndodhte në vendet serioze do të kishte një ndryshim në sistemin e shtetit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ne-okb-votuam-si-be-hila-muhabet-hidraulikesh-shqiperia-zhgenjim-i-madh-shba