Report TV - Veliaj: Fryma e solidaritetit të vazhdojë gjatë gjithë vitit

Report TV 2018-05-10

Views 0

Tryeza e mbrëmjes së Vitit të Ri do të jetë plot me ushqime edhe për ato familje, të cilat ndodhen në vështirësi ekonomike. Bashkia e Tiranës iu është gjendur pranë familjeve në nevojë, duke shpërndarë këto ditë pako ushqimore dhe dhurata për fëmijët me rastin e festës së ndërrimit të viteve.

Në shpërndarjen e dhuratave në Njësinë Administrative në Bërzhitë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se solidariteti i treguar në këto ditë festash duhet të vazhdojë gjatë gjithë vitit, për të ndihmuar këdo që ka nevojë për mbështetje në çaste të vështira.

?I falënderoj të gjithë bamirësit që, jo vetëm këtu në Bërzhitë, por në të gjithë territorin e Tiranës, i kanë dalë në krah Bashkisë, duke marrë listat e familjeve në nevojë dhe ashtu si sot, po shpërndajnë paketa ushqimore dhe dhurata për fëmijët.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS