Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjeli i Detit është produkti që i ka dhënë famë Peqinit! Por mungesa e promovimit dhe ndalimi i traditës së panairit vjetor që u organizua prej vitesh i ka detyruar fermerët që ti nxjerrin shpendët buzë rrugëve në kërkim të blerësve të mundshëm!
Peqini është një prej zonave të njohura për mbarështimin e gjelave të Detit.
Por mungesa e promovimit të produktit mund të kthehej në një markë, i ka bërë fermerët që ti nxjerrin tufat e tyre buzë rrugës Rrogozhinë-Elbasan ku duket sikur shpendët i bëjnë autostop blerësve të mundshëm.
Zona e Peqinit është e njohur për produktin që fermerët e reklamojnë si më të shijshmin për shkak se ushqehet me ullinj
Fermer: Për cilësinë se gjela ka gjithandej, por cilësinë e ka zona e Peqinit. Mirë është të kishim ndonjë treg ta shitnim të përbashkët.
Këto të ditë në prag të ndërrimit të viteve janë te vetmet për keta fermerë për të shitur shpendët që thonë se i rrisin me mundime. Por sipas fermerëve blerësit kërkojnë cilësinë e gjelave të Peqinit me cmime të ulta, që sipas tyre nuk mbulojnë shpenzimet.
Fermerë: "Kërkesa përveç se Tirana, Durrësi, Kavaja, nuk kemi për zona tjera."
"Ata që i themi ne gjela vendi ose i rrisim vetë, kanë çmim tjetër kurse ato që blihen në pulari, çmim i ulët."
Për vite me radhë në Peqin organizohej Panairi i Gjelave të Detit që promovonte produktin e zonës, por tashmë aktiviteti që u synua të kthehet në traditë nuk zhvillohet më për mungesë të fondeve, duke bërë që fermerët të humbasin një mundësi të mirë tregtimi.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/gjelat-e-peqinit-bejne-autostop-fermeret-ne-kerkim-te-bleresve