Report TV - Durrës, rritet fluksi i pacientëve, shefi i urgjencës: Kemi marrë masat për festat

Report TV 2018-05-10

Views 2

230 persona në ditë ka shkuar numri i pacientëve që i drejtohen urgjencës së Spitalit Rajonal të Durrësit, në këto ditë festash. Pavarësisht se nuk ka arritur piku i numrit të pacientëve, ky mbetet një numër i lartë për të vetmen urgjencë që ka spitali Rajonal i Durrësit, ku vijnë edhe traumat prej Rrogozhinës, Kavajës e rrethinave të këtyre bashkive duke përfshirë edhe Durrësin.

Hashim Zogu, shefi i Repartit të Urgjencës pranë spitalit të Durrësit në një intervistë për ?Report TV?, pohoi se janë marrë një sërë masash organizative për të përballuar fluksin e pacientëve gjate këtyre ditëvë të fundivitit si dhe për natën e ndërrimit të viteve, por më e rëndësishmja është kryer, furnizimi i urgjencës me barnat e nevojshme e të domosdoshme.


?Në kuadër të festive të fundvitit janë marrë masat nga ana e Spitalit Rajonal të Durrësit, që këto festa të kalojnë shumë mirë, në mënyrë që të mos kemi mungesa në furnizimet me medikamentet dhe paisjet po ashtu edhe me autoambulancat. Personeli I spitalit por unë flas kryesisht për personelin e urgjencës, është mobilizuar dhe gjithë stafi mjekë dhe infermierë është në gadishmëri?, u shpreh mjeku Zogu.

Share This Video


Download

  
Report form