Pritja e fundvitit me mësuesit, Rama: Paga ime padrejtësisht më e madhe se e juaja

Report TV 2018-05-10

Views 3

Kryeministri Edi Rama me rastin e festave të fundvitit ka organizuar një pritje me mësuesit në Pallatin e Kongreseve. Shefi i qeverisë premtoi se deri në fund të mandatit të dytë, cdo vit rroga e mësuesve do të rritet, ndërsa e tija jo.
?Ne kemi në program rritjen e pagave të mësuesve. Edhe pse është bërë shumë, megjithatë është shumë më pak se duhet të jetë, prandaj do të vazhdojmë rritjen e pagave për mësuesit. Do të jemi shumë kërkues

Paga ime padrejtësisht është më e madhe se e juaja, ne do ta ngushtojmë këtë diferencë. Nuk premtoj se në fund të 4 vite do të barazohet, por u premtoj se e imja nuk do të rritet, por e juaja cdo vit do të rritet? premtoi ai.

Më tej Rama foli për një reformë të thellë në arsim në aspektin e drejtimit për 2018. ?Është me shumë rëndësi fuqizimi i profesionalizmit mes mësuesve me garantimin e një vazhdimësie të kërcënuar për shkak të lënies pas dore të mësuesisë dhe transformimit në një kategori të dytë.

Share This Video


Download

  
Report form