Pas një takimi konsultativ me përfaqësues të shoqërisë civile, të agjencive ligjzbatuese për projektligjin ?Për vlerësimin kalimtar të Policisë së Shtetit, Gardës dhe SHÇBA, Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj pati një prononcim për gazetarët.
Duke iu përgjigjur interesit të tyre, Xhafaj theksoi se 2018-ta do të ketë Vetting edhe në Policinë e Shtetit. Ndërsa sa i përket takimit me Kryeprokuroren e përkohshme, Arta Marku, Ministri u shpreh se do kërkojë një takim institucional me të gjatë këtyre ditëve.