Turin e takimeve në bazë në prag të protestës që do të mbahet në janar, kryetari i Partisë Demokratike e nisi nga zona e Kombinatit në Tiranë. E njohur si zona elektorale e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, Basha bëri një paralajmërim për të dhe për kreun e qeverisë.
?Nuk ka prokuror të përkohshëm, nuk ka prokuror pa veting, nuk ka prokuror politik që shpëton Sajmir Tahirin nga drejtësia. Mbajeni mend, shënojeni dhe ndajeni këtë lajm, këtu, në zonën e tij elektorale me çdo qytetar. Sajmir Tahiri, nuk do t?i shpëtojë drejtësisë, sikundër fati i shefit të tij politik është i vulosur?.
Basha thotë se lajtmotivi i kësaj proteste do të jetë mospajtimi me të keqen.
?Beteja për Kushtetutën është betejë për demokracinë, është betejë për drejtësinë, është betejë për ekonominë dhe ajo sapo ka nisur e ne do ta çojmë deri në fund?.
Lulzim Basha i ftoi shqiptarët të bashkohen me protestat e opozitës duke e konsideruar 2018-ën vitin e fundit të Ramës në Pushtet.
?Kjo situatë është e paqëndrueshme. Kjo nuk mund të zgjasë më. Politikisht, ky do të jetë viti i fundit i zullumit, Edi Rama dhe banda e tij e kanë vulosur fatin e tyre. Përballje totale në të gjitha frontet dhe protestë pa pushim deri në largimin dhe mundjen përfundimtare të së keqes.?
Basha shprehu bindjen se vetëm largimi i Edi Ramës është zgjidhja që vendi të dalë nga kriza politike, ekonomike dhe morale.