Ora News - Qeveria do paguajë shpenzimet për ardhjen e trupit të Florencit

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Familjes Beqiraj në Shkoder u premtoi se trupi i pajetë i djalit të tyre do të sillet sa më parë në atdhe, për ti bërë nderimet e fundit dhe shpenzimet janë marrë përsipër nga qeveria.

Por në të njëjtën kohë ministri i jashtëm Ditmir Bushati, garantoj se në bashkëpunim me autoritetet Franceze, kontaktet janë të vazhdueshme dhe po punohet për të zbardhur shkaqet e verteta të dhunës që i solli më pas vdekjen 23 vjeçarit. Edhe pse në këtë pikë, ai tha se informacione paraprake ka, por preferon t?ia lërë hetimeve të plota versionin përfundimtar

"Kemi kontaktuar me autoritetet Franceze ka nisur tashme hetimi per vdekjen e Florencit. Do të bëjmë çmos që të bëjmë hetim të plotë. Prokuroria në Francë ka nisur hetimet që nga momenti i ndalimit deri në ndarjen e tij nga jeta"- tha Bushati.

Bushati i shprehu ngushëllime familjes për ngjarjen e rëndë si dhe angazhimin për të sjellë trupin e Florencit sa më parë.

Ditmir Bushati: Shprehëm angazhimin për të kthyer trupin në Shqipëri si dhe për të siguruar një hetim të plotë dhe kryesor të gjithë ngjarjes. Jemi në kontakt me babain i cili është në Francë, dhe me familjen këtu dhe me autoritetet franceze. Prokuroria franceze ka nisur hetim për çështjen. Ne na takon ta ndjekim me rigorozitet të plotë dhe trupi i Florencit të mbërrijë brenda një kohe e procedure sa më të shpejtë.

Bushati i pyetur mbi reagimin e ambasadës Shqiptare në Francë, u kujdes të deklarojë se ndaj strukturave tona do të merren masa nëse do të jetë rasti, duke lënë të kuptohet se po verifikohet reagimi i tyre mbi ngjarjen.

Por Beqiraj nuk është rasti i vetëm dhe shumë shqiptarë vuajnë burgjeve të Europës, e specifikisht në Francë ku edhe numri azilkërkuesve është i lartë. Edhe në këtë drejtim po punohet me autoritetet Franceze shtoi Bushati.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bushati-ne-familjen-e-florencit-hetim-te-plote-vdekjen

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS