BASHKIA MIRATON FONDIN PËR FAMILJEN BEQIRAJ

Star Plus Tv 2018-05-10

Views 0

Disa ditë pas vdekjes në mënyrë tragjike të të riut shkodran Florenc Beiqirit më në fund ka ardhur edhe një lajm i mirë nga qyteti i Shkodrës.

Këshilli Bashkiak ka miratuar vendimin për mbulimin e të gjitha shpenzimeve për ceremoninë mortore të Florencit. Shuma e akorduar është 500.000 lekë dhe nuk kishte asnjë kundërshtim apo diskutim nga asnjë anëtar i Këshillit duke u votuar ne menyre unanime. Ky vendim që mori votat unanime në Këshill, është përshëndetur edhe nga qytetarët shkodranë të cilët, ashtu sikurse gjithë shqiptarët kudo në botë, janë tronditur nga humbja e jetës së Florencit.

Ne projekt vendimin e paraqitur ne keshillin Bashkiak, thuhet se eshte kerkuar dhenia e ndihmes financiare ne rast fatkeqesie familjare per familje e z. Gezim Beqiraj, per shpenzime varrimi dhe kryerjen e procedurave perkatese.

Share This Video


Download

  
Report form