Amnistia fiskale që parlamenti miratoi në maj të këtij viti nuk e ka nxitur biznesin të shlyejë detyrimet tatimore që ka në tatime dhe dogana. Të dhënat zyrtare nga drejtoria e përgjithshme e tatimeve tregojnë se biznesi nuk e ka shfrytëzuar faljen e gjobave dhe interesave për të shlyer detyrimet tatimore ndaj shtetit.